Vlorë, pronarët hoteleve konfliktohen për parkimin e makinës, shoqërohen në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2022, 07:14

Dy pronarë hotelesh janë zënë orët e vona të ditës së djeshme (10 korrik 2022) në qytetin e Vlorës.
Arsyeja e konfliktit ishte rastësore, pasi dy personat janë zënë për parkimin e makinës.
Ka ndërhyrë policia e lajmëruar nga persona që gjendeshin në vendin e ngjarjes për mos ta lënë konfliktin të degradojë.
Të dy këta persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës.


