Aksident në Sarandë, "Audi" përplaset me "Chrysler", plagoset pasagjerja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2022, 18:00
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Vëri-Sarandë.
Policia bën me dije se, një automjet tip "Audi" me drejtues shtetasin E. J, është përplasur me një automjet tip "Chrysler" me drejtues shtetasin Y. B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një prej pasagjerëve në automjetin "Chrysler", shtstasja S. B., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
