Vlorë, plagoset me kaçavidë 37-vjeçari pas një sherri momental
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2022, 14:09
Një sherr ka ndodhur ditën e sotme pranë "Sheshit të Flamurit", Vlorë.
Pas një konflikti është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë "Sheshit të Flamurit", Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

