Kurban Bajrami mbledh mijëra besimtarë në shesh, thirrje për paqe e harmoni mes njëri-tjetrit
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën për të falur së bashku Namazin në sheshin Skënderbej. Mes urimesh qytetarët bëjnë thirrje për sa më shumë paqe e harmoni mes njëri-tjetrit.
Këtë të shtunë besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin festën e dytë më të rëndësishme pas Fiter Bajramit.
Më mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën që prej orëve të para të mëngjesit në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Falja e Namazit nisi në orën 06:05.
Në shesh për të falur namazin ishin grupmosha të ndryshme mes tyre dhe të rinj.
Thonë se besimi i fortë i solli në orët e mëngjesit për të bërë faljen e namazit e më pas për të vijuar me urimet tek të afërmit.
“E shoqërova gjyshin sot, por edhe të falem vetë.”
“Vij çdo vit për ta falur Bajramin dhe uroj të gjithë besimtarët.”
Të moshuarit tregojnë se në këtë festë duhet të dhurojmë sa më shumë dashuri dhe të falim sadaka për familjen në nevojë.
“Kjo është shumë e rëndësishme sepse Ibrahimi desh theri djalin dhe Allahu i dërgoi një dash. E la amanet që të bëhet një dash kurban.”
“Zoti na ndihmoftë dhe na udhëzoftë në rrugë të drejtë.”
Në Tiranë u gjendën dhe këto shtetas nga Arabia dhe Egjipti ku nuk i kursyen urimet për të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën.
“Uroj që të gjithë myslimanët të bëhen bashkë dhe të kenë paqja në të gjithë botën.”
