Orges Shehi beson te “rokada” në ndeshjen e kthimit pas një jave

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh optimist për ndeshjen e kthimit në datën 13 korrik në “Air Albania Stadium”. Në intervistën pas ndeshjes ai e pranoi që skuadra nuk dha maksimumin dhe zhgënjeu në fushën e lojës por sipas tij asgjë nuk ka përfunduar.

“Nuk e menduam që kartoni i kuq mund të vinte aq shpejt pasi ishim në superioritet numerik. Në goditjet standarte ishim inferiorë me kundërshtarët. I kemi studiuar rivalët dhe mendoj se Dudelange në disa raste luajti edhe boks si në rastin e Aleksit. Është shumë e rëndësishme që të kthej ë rezultatin pas një jave”.