Të shtunën Kurban Bajrami, falja në sheshe dhe xhami, 570 shqiptarë haxh në Mekë

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të shtunën Kurban Bajramin, festën e solidaritetit dhe sakrificës. Falja e namazit do të bëhet në sheshet e qyteteve dhe xhami në orën 06:05 minuta.

Të shtunën e 9 korrikut besimtarët myslimanë do të kremtojnë Kurban Bajramin, festën e dytë më të rëndësishme pas Fiter Bajramit.

“Kuban Bajrami fillon qysh herët me faljen e Bajramit. Dita nis qysh herët me një ceremoni në 6 pa 20.”

Njihet si festa e sakrificës.

Drejtori i Kulturës në KMSH Dorian Demetja thotë se shënohet duke bërë dhe ndarë kurban me të afërmit dhe ata që nuk kanë mundësi.

“Ky kurban bëhet që të afrohemi më shumë te Zoti. Një musliman që nuk është udhëtar duhet ta bëjë kurbanin.”

Haxhi është një nga 5 shtyllat e fesë islame. Këtë vit 570 shqiptarë vizituan vendet e shenjta në Mekë dhe Medine.

“Mërive duhet tu jepen fund dhe shtohet forca dhe vëllazëria. Duhet gëzim dhe hare.”

Në prag të festës Kryetari i Komunitetit Mysliman uroi besimtarët. I udhëzoi të jenë solidarë dhe të ndershëm me njëri-tjetrin.

“Silluni mirë me njëri-tjetrin, shtrini dorën e vëllazërisë. Jini mirënjohës ndaj Zotit!”

Në Tiranë falja e Namazit të Kurban Bajramit do të bëhet në Sheshin Skënderbej.