Rama: Politika e BE-së po përcaktohet nga egoizmi kombëtar, holandezët të vrasin me të butë

Në një intervistë për gazetën holandaze De Volkskrant kryeministri Rama u shpreh se politika e BE-së po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga egoizmi kombëtar.

Sipas tij, Opozita bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është shembulli më i hapur dhe theksoi se holandezët dinë të ‘të vrasin’ në mënyrë të butë.

Ai shtoi se kur Komisioni Evropian dha dy herë sugjerime pozitive, pas së cilës ato këshilla përfunduan në mulli të interesave kombëtare në Këshill, ishte shumë zhgënjyese.

Rama: Politika e BE-së po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga egoizmi kombëtar. Gjithnjë e më pak ka rëndësi se çfarë bëni, dhe gjithnjë e më shumë se si ndihen të tjerët kur marrin një vendim. Dhe gjithmonë ka një vend që kundërshton. Opozita bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut është shembulli më i hapur. Holandezët dinë të ‘të vrasin’ në mënyrë të butë, por me bullgarët nuk është një vdekje e butë.

Pastaj ata na thonë se nuk je gati, sepse ata vetë nuk janë gati, e kjo histori vazhdon përgjithmonë. Atëherë duhet të jesh i durueshëm dhe ta detyrosh veten për një ringjallje çdo herë. Sigurisht kur Komisioni Evropian dha dy herë sugjerime pozitive, pas së cilës ato këshilla përfunduan në mulli të interesave kombëtare në Këshill, ishte shumë zhgënjyese.