Fier, me heroinë, armë, granata, fishekë dhe shtëpi bari, kapet babai, në kërkim 2 djemtë e tij

Një shtëpi në lagjen “29 Marsi” në Patos ishte përshtatur për kultivim dhe magazinim të bimëve narkotike.

Aty policia gjeti 208 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 17.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, 1448 fara kanabisi.

Kryefamiljari 61-vjeçari Selman Gropa përfundoi në pranga, ndërsa djemtë e tij që dyshohen si organizatorë të veprimtarisë shpëtuan.

Elsem dhe Gazmend Gropa, përkatësisht  39 vjeç dhe  26 vjeç u shpallën në kërkim. Veç drogës, kishte edhe armë.

3 granata difensive ofensive, 2 armë gjahu pa leje, 391 fishekë luftarak dhe pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike u gjetën në banesën e familjes Gropa.

Në afërsi të shtëpisë së barit u gjet edhe një parcelë ku kanabisi kultivohej kanabis sativa.

Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërsa pronarja e tokës 54-vjeçarja, Valentina Gropa përfundoi në pranga.

Operacionet e Policisë së Shtetit kanë treguar se të ashtuquajturat shtëpi bari janë kthyer në mënyrën kryesore të kultivimit të bimëve narkotike, krahas parcelave të vogla në zonat e thella malore.