Tiranë/ Kanosi me thikë prindërit, babai denoncon djalin

Është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Një 40 vjeçar ka kanosur me thikë prindërit e tij.

Ka qenë babai i 40 vjeçarit ai i cili ka bërë kallzim në polici.

“Djali  40 vjeçar me inicialet T. Xh ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj prindërve të tij, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), ndaj është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë”, njofton policia.

40 vjeçari dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.