Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Burrel-Klos

Një masiv shkëmbi ra mbi rrugën Burrel – Klos në vendin e quajtur "Shkëmbi i kuq" në fshatin Suç, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka patur automjete, përndryshe mund të shkaktonte tragjedi.

Gurët bllokuan qarkullimin në njërin krah të rrugës, ndërsa deri rreth mesdites askush nuk ndërhyri, pasi kjo rrugë ende nuk ka mirëmbajtje.

Gjendja e rrugëve nacionale është problematike në të gjithë qarkun e Dibrës.

Këto pamje tregojnë gjendjen në By Passin e rrugës së Arbrit, nga fshati Bastar i Mesëm deri në Qafën e Murrizës.

E inauguruar me buje, mes këngëve e valleve nga kryeministri Edi Rama, rruga e Arbrit ende nuk ka mbaruar.

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Burrel-Klos

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Burrel-Klos