Rikthehet Komiteti i Ekspertëve pa asnjë masë: Kemi rritje të infektimeve, duhet dozë 3 dhe 4

Në javën e fundit numri ditor i të prekurve me Covid 19 ka shkuar në rreth 1 mijë.

Ndërsa ende të pashëruar janë  4,235 pacientë ndër të cilët 24 janë në spitale.

Përhapja e menjëhershme e pandemisë ka risjellë mbledhjen e komitetit të ekspertëve i cili edhe pse nuk mori masa të reja bëri thirrje për vaksinim.

Argument i vetëm ishte prekja nga virusi kryesisht i personave të pavaksinuar me dozat përkatëse

Në botë po përhapet variant ab5, por në Shqipëri ende nuk ka shenja për të. Ndërkaq ekspertët theksuan se simptomat po kthehen si një grip i thjeshtë

Përballë mediat anëtarët e komisionit të ekspertëve bënë thirrje për më shumë masa mbrojtëse nga vetë individët. 

Në këtë mbledhje, drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo u shpreh se të infektuarit janë persona të pavaksinuar. 

Çomo: Janë persona të pavaksinuar, me vaksinë të lënë në mes dhe kryesish ato që kanë bërë vaksinimin e hershëm, bërja e dozës së tretë është e domosdoshme, grupmoshat më të prekura janë mbi 62% është mbi 60-70, ka pasur edhe një 20-vjeçare.

Ndërsa Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP-së, bëri me dije se prej dy javësh ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive.

Çomo: Prej dy javësh ka një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive. Ky trend po pasqyrohet me rritjen e përqindjes së pozitivitetit dhe të shtrimit të pacientëve. Ka pësuar rritje nga gatit 4-5 muajt pararendëse. Për sa i përket bashkive në 90% kemi raste aktive dhe aktualisht popullata shqiptarë duhet të vaksinohet me dozë të 3 dhe të 4.