Elbasan/ Qëlloi me armë në ajër gjatë një konflikti, arrestohet 37 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2022, 10:26
Një 37 vjeçar nga Elbasani është vënë në prangat e policisë.
“37 vjeçari ditën e djeshme (5 korrik), në fshatin Çepe, Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me një person tjetër dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar”, njofton policia.
I arrestuar është 37 vjeçari me inicialet D. H., banues në fshatin Çepe, Belsh.
Mbi 37 vjeçarin rëndojnë veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
