Rriten pagat e mjekëve dhe mësuesve/ Nga 1 korrik 6% shtesë, përfitojnë edhe mjekët që shkojnë në rrethe

Nga 1 korriku rriten pagat e mjekëve dhe infermjerëve me 6 për qind. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë.

Gjithashtu bëri me dije se do të ketë shpërblim financiar në masën 15 mijë lek në muaj për të gjithë mjekët që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit.

Ogerta Manastirliu: Duke filluar nga 1 korriku rritet me 6 përqind paga  e mjekëve dhe infermjerëve. Qeveria ka miratuar edhe një shpërblim financiar në masën 15 mijë lek në muaj për të gjithë mjekët që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit. nga ky shpërblim financiar do të përfitojnë 300 mjek që kanë përfituar specializimin.

Gjithashtu dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar rritjen e pagave për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar, nga data 1 korrik me 6%, ndërsa rritje do të ketë edhe për pagesën e orëve suplementare.

Evis Kushi: Për të gjithë punonjësit e Sistemit Arsimor Parauniversitar, finalizuam angazhimin që kemi ndërmarrë që në fund të vitit të kaluar me miratimin e buxhetit për këtë vit. Do të rriten 6% pagat e punonjësve të Sistemit të Arsimor Parauniversitar. 36 mijë punonjës që do përfitojnë nga data 1 korrik. Po rritet edhe paga e punëtorëve psikosocialë dhe oficerëve të sigurisë. Do të ketë rritje edhe për orët suplementare të mësuësve me 10% shtesa e orës suplementare.