Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve për mandatin e Olta Xhaçkës, Ministrja nuk merr pjesë
Të premten në orën 13:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Vetë Ministrja mësohet se nuk do të jetë e pranishme në seancë.
Grupi Parlamentar i PD i bëri kërkesë dje (5 korrik) Kryetares së Kuvendit për shqyrtim të mandatit të Olta Xhaçkës.
Ata kanë kërkuar të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve.
Kërkesa drejtuar Kryetares së Kuvendit për mbledhjen e Këshillit u bë nga 5 anëtarë demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve.
14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetutese të mandatit të deputetes Olta Xhacka pë shkak se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshorit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në pordorim pasuri publike.
Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutes dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.
