Tepelenë/ Mbante me vete armë të ftohtë, vihet në pranga 30 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2022, 10:18
Një 30 vjeçar në Tepelenë është vënë në prangat e policisë.
“30 vjeçarit me inicialet K. Q., banues në fshatin Luzat, Tepelenë në vendin e quajtur "Agjencia", Tepelenë, gjatë kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të ftohtë (shufër metalike portative)”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit K. Q. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".