Krimi ekonomik operacion, arreston 8 persona, mes tyre edhe zyrtarë të bashkisë Tiranë

Njësia e krimit ekonomik në Prokurorinë e Tiranës janë duke kryer një operacion për akuzat e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar 8 masa arrestimi dhe mes të arrestuarve ka edhe punonjës të Bashkisë Tiranë, ku çështja lidhet dhënien e vendeve për varre.

 

Në këtë operacion janë përdorur metoda speciale hetimi, blerje e simuluar, përgjime dhe vëzhgime.

Këta persona akuzohen për korrupsion dhe për shpërdorim detyre.