Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë vazhdon bojkotin: Presim reagim nga gjyqësori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2022, 10:02
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë vendosi të paraqesë ditën e nesërme pranë Këshillimit të Përgjithshëm vendimin unanim të marrë nga mbledhja e sotme për vijim të bojkotit të masave të sigurimit.
Sipas kreut të Dhomës se Avokatisë Vlorë, Durim Barjamaj seancat për masat e sigurimit janë zhvilluar pa prezencë të avokatëve, çka sipas tij është në kundërshtim flagrant me kodin e procedurës penale.
Barjamaj foli edhe lidhur me deklaratën e fundit të kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se deklaratën e pret nga gjyqësori, që është i pavarur.
