Korrupsion me varrezat e Tufinës, arrestohet drejtori i bashkisë që kërkonte 2 mln lekë për 1 varr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2022, 11:49
Njësia e krimit ekonomik në Prokurorinë e Tiranës ka kryer një operacion për akuzat e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës.
Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar 9 masa arrestimi dhe mes të arrestuarve ka edhe punonjës të Bashkisë Tiranë.
Kështu, në pranga ka rënë edhe drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini lidhur për favorizimet në varrezat e kësaj zone.
Mësohet se drejtori i këtyre varrezave edhe në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 deri në 2 milionë lekë për një vend në varreza.
Operacioni është në zhvillim e sipër dhe pritet që të ketë arrestime të tjera.
