Dënohet me 12 vite burg shqiptari Dorian Petoku, i lidhur me trafikun e drogës nga Amerika Latine

Shqiptari Dorian Petoku, i njohur si person i lidhur me kriminalitetin mafioz roman, është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë të Romës me 12 vite burg.

Akuza ndaj tij është trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga kapo ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën Diabolik, i cili u ekzekutua më 7 gusht të 2019 në një park të Romës.

Trupi gjykues i shkallës së parë ka rrëzuar akuzat e metodës mafioze të aktivitetit të tij kriminal e ka njohur rëndesën e përdorimit të armëve.

Dorian Petoku, i datëlindjes 1988, lindur në Lezhë, ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të operacioneve "Brasile low cost" e "Grande raccordo anulare".

Ai u arrestua gjatë operacioni antidrogë të antimafias italiane "Brasile low cost", ekzekutuar në maj të 2019 e që çoi shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze e cila transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me shërbimet amerikane D.E.A.

Në shtator të 2021 Dorian Petoku u ekstradua nga Shqipëria në Itali.