Broja pasues i Richarlison, Chelsea nuk e heq “barrierën” e 30 milionëve

Radhë e gjatë për të fituar shërbimet e Armando Brojës të cilin Chelsea nuk e lë të lirë pa 3 milionë pound. Në pritje të nisjes së grumbllimit me Chelsean, Tomas Tuchel ka bërë të ditur se do ta vlerësojë shquoatrin gjatë fazës përgatitore, duke lënë të hapur edhe mundësinë e largimit, pavarësisht transferimit të Lukakut te Interi.

Trajneri gjerman do ta ketë nën vëzhgim ashtu si edhe Everton që ditët e fundit është futur në garë për të zëvendësuar brazilianin Richarlison i cili u transferua te Tottenham për 70 milionë euro.

Për momentin, Everton, ashtu si edhe West Ham dhe Newcastle, po monitoron situatën por Broja është një lojtar që do të përshtatej menjëherë me skuadrën nga Liverpooli pasi e njeh ambjentin dhe është familjarizuar me futbollin britanik.