Tension mes Tares dhe Lotitos. Debatojnë pas ceremonisë së fanellave të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2022, 11:04
Igli Tare dhe Claudio Lotito janë në një betejë të hapur tashmë prej disa muajsh dhe lajmet për një krizë të mundshme të drejtorit sportiv me presidentin e Lazios, gjejnë konfirmim te faktet.
Në një foto të publikuar orët e fundit nga faqja e specializuar “lalaziosiamonoi.it”, duket qartë tensioni në bisedën mes Tares dhe Lotitos gjatë ceremonisë së prezantimit të fanellave të reja.
Debati nisi në përfundim të ceremonisë ku disa tifozë të pranishëm arritën të fotografonin momentin e tensionit mes të dyve. Gjatë ditëve të fundit, Lotito ia ka hequ të gjitha kompetencat e ekipeve zinxhir Igli Tares, duke ia deleguar ish drejtorit sportiv të Salernitanas, Angelo Fabiani.
