Bayern Munich hyn fuqishëm në garë për De Ligt
"Hasan Salihamidzic dhe Julian Nagelsmann kanë kontaktuar personalisht me Matthijs de Ligt duke e bindur të përqafojë projektin e Bayern Munich. Juventus në krahun tjetër ka bërë me dije se nuk do të ulet në tryezë pa një ofertë minimale prej 80 milionë euro”.
Ky është lajmi që publikon “Sky Sport Deuchland” që shton se bavarezët kanë shtuar presionin për mbrojtësin tulipan i cili dëshiron të largohet nga bardhezinjtë . Për momentin, gjermanët nuk shkojnë më shumë se 60 milionë dhe kjo shifër e bën të pamundur uljen e palëve në një tryezë bisedimesh pasi De Ligt konsiderohet një aset i rëndësishëm i bardhezinjve pas 4 viteve të kaluara në Torino.
Në garë për holanezin mbetet edhe Chelsea në avantazh ndaj Manchester United pasi ka në tryezë edhe emra interesantë si Werner apo Jorginho. Gjatë orëve të fundit, në lojë mendohet se është futur edhe Manchester City ndërsa United ka si pikë të fortë trajnerin Ten Hag me të cilin De Ligt pati shpërthimin e madh të karrierës të Ajax.
