Pagat e çmendura të Premier League, Ronaldo fiton sa 50 % e më të paguarve

Aq sa fiton Cristiano Ronaldo në dy javë, i arkëton lojtari më i paguar i Nottingham Forest në 1 vit. Tabloidi britanik “The Sun” publikon një tabelë me pagat më të larta të çdo lojtari në 20 klubet e Premier League ku dalin të dhëna interesante.

Cristiano arkëton 510 mijë pound në javë, ndërsa më i paguari i Nottingham Forest, Etan Horvath 19 mijë në javë. Me një llogari të thjeshtë, 9 më pak të paguarit e Premier të gjithë sëbashku në total paguhen rreth gjysmë milionë.

Pagat e çmendura të Premier League, Ronaldo fiton sa 50 % e më

Vendin e dytë në këtë klasifikim e mban Kevin De Bruyne, njeriu që lëviz fijet e Manchester City. Mesfushori belg arkëton 400 mijë në javë ndërsa Salah me kontratën e re te Liverpool e sfidon belgun me 350 mijë në javë por disa bonuse që mund ta çojnë pagën e tij në 400. Vendi i katërt për Ngolo Kante me 290 dhe më pas renditen me radhë Parety i Arsenal me 200 Jamie Vardy 140 dhe Wilfried Zaha 130.