Salah përdori Chelsea-n për t’i bërë presion Liverpool-it
Real Madrid? Jo! Ishte Chelsea që po lëvizte fijet pas kuintave për të shtyrë Salah të largohej nga Liverpool. Pronari i ri i bluve, Tedd Boehly kishte nisur një ofensivë në hije duke e shtyrë 30-vjeçarin të mos pranonte rinovimin me “The Reds” edhe pse në datën 1 korrik, Liverpool arriti ta shkëpuste sulmuesin më të mirë të sezonit nga kthetrat e Chelseat ku do të rikthehej pas shumë viteve.
Salah luajti kartën e presionit duke u bërë lojtari më i paguar i historisë së Liverpool pasi u bëri me dije drejtuesve nëpërmjet agjentit Ramy Abbas se e kishte marrë në konsideratë një lëvizje të mundshme në “Stamford Bridge” ku kishte mbajtur veshur fanellën në vitet 2014-2016.
Në rast se Salah nuk do të pranonte as ofertën e fundit prej 400 mijë pound në javë, atëherë Liverpool do ta nxirrte në shitje për jo më pak se 60 milionë edhe pse në vitin e fundit të kontratës me “The Reds”.
