Kush është lojtari përdhunues i Premier League? “Scotland Yard” e prangos

Një lojtar i huaj i Premier League është akuzuar zyrtarisht për përdhunim. Emri nuk bëhet i ditur madje identitetin nuk kanë mundur ta zbulojnë as tabloidet që shtojnë se policia ka mësyrë në banesën e lojtarit në Londrën Veriore.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një lojtar të ri në kufirin e 20 viteve dhe që do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022. “Scotland Yard” konfirmon lajmin por shton se nuk mund ta bëjë publik emrin për shkaqe ligjore por do të vazhdojë ta mbajë të ndaluar në komisariat.

Nuk ka shumë të dhëna por mendohet që ngjarja ka ndodhur gjatë muajit të kaluar. Gjatë orëve të ardhshme do të mësohet më shumë për ngjarjen pasi ka ende shumë pikëpyetje ndërsa emri do të vazhdojë të mbetet mister deri në një moment tjetër kur autoritetet e rendit të vendosin për të kundërtën.