Shumë i vogël për familjen Ronaldo, Cristiano nxjerr në shitje avionin 25 milionësh
Cristiano Ronaldo nxjerr në shitje avionin privat pasi ka një problem, jo teknik por praktik...nuk ka hapësira të mjaftueshme për familjen e tij. Charteri që ka kushtuar plot 25 milionë euro i blerë në vitin 2015 nga luzitani, duket se i ka bërë ditët e tij në shërbim të portugezit që ka vendosur ta shesë për një tjetër me hapësira më të bollshme.
“Gulfstream G200” është marka e avionit që ka shëtitur Ronaldon dhe familjen e tij në çdo cep të Europës. Udhëtimet më të shpeshta të numrit 7 kanë qenë drejt Portugalisë, toka me të cilën mbetet shumë i lidhur.

Charteri arrin shpejtësinë deri në 600 km/h dhe mban deri në 8 njerëz njëkohësisht, ndërsa blerësi i ri do të përfitojë një avion me shërbimet Wi-Fi, telefon, fax, mikrovalë, frigorifer dhe një sistem argëtimi.





