Tare në Tiranë për të bashkëpunuar me FSHF-në? Mediat italiane hedhin “shashkën”

Nuk do të ketë një fund të lumtur bashkëjetesa mes Lazios dhe Igli Tares. Mediat italiane e konsiderojnë të mbyllur kapitullin e drejtorit sportiv te bardhekaltërit pas 14 viteve.

Presidenti Lotito nuk do ta shkarkojë, por emërimi i Angelo Fabianit në strukturat e klubit është një sinjal i qartë që i jepet Tares.

Gjatë javëve të fundit, tensioni mes presidencës dhe ish-sulmuesit shqiptar është rritur, madje mediat theksojnë se Lotito ka pasur një telefonatë me tone të larta. “Il Messagero” shkruan:

 “Lotito bërtiste vazhdimisht në telefonatën me Taren. Diçka është thyer, Igli ndihet i fyer pasi është lënë mënjanë”.

Ndërkohë, faqja “lalaziosiamonoi.it”, bën një zbulim të papritur edhe për mediat shqiptarem duke theksuar se Tare tashmë shumë pranë largimit, mund ta prishë vetë kontratën, ndoshta për të punuar me FSHF-në.

Tare në Tiranë për të bashkëpunuar me FSHF-në?