“Rastësia mbreti i botës”, Evi Reçi konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother Vip?

Moderatorja dhe këngëtarja, Evi Reçi në një intervistë për Ora Verore me Ronaldo Sharkën dhe Feride Kuqin, ka zbuluar projektet e radhës.

Ajo tha se shumë shpejti në bashkëpunim me një emër të njohur të muzikës shqiptare do të publikojnë një këngë, e cila do të jetë ndryshe nga të tjerat.

Evi Reçi: Do kemi një bashkëpunim të veçantë, me një emër të muzikës shqiptare patjetër. Nuk e dimë ende kur do të dalë por që do të dalë shumë shpejt. Përgatituni për diçka krejt ndryshe nga unë.

Unë pushimet do i kalojë vetëm në plazh. Kam ato javët e pushimit se dua të pushoj. Nuk do bëjë koncerte fare. Kështu që do i  dedikohem vetes time dhe njerëzve të mi të afërt.

Reçi për Ora Verore, kur u pyet se a është në një lidhje me ish banorin e Big Brother, Kledi Hysa, u shpreh: 

“Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”- tha ajo.