Kryemadhi: Kompanitë e incineratorëve me blerje fiktive, shkëmbejnë frutat me beton e inerte

Në një dalje për mediet, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se do të bëjë një tjetër padi në SPAK lidhur me aferën e incineratorëve.

Ajo theksoi se në rastin e incineratorëve kompanitë kanë shkëmbyer fruta, vaj, ushqime dhe sheqer me asfalt dhe inerte.

Kryemadhi shtoi se në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet ose produktet e tjera që mund të jenë 8 mln dollarë ujë i pijshëm, 6-7 mln dollarë fruta ekzotike, duke marrë edhe rimbursim për TVSH-në.

Kryemadhi: Frutat janë shkëmbyer në inerte, ushqimet, vaji, sheqeri, janë kthyer në asfalt dhe uji i pijshëm në beton. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye se me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse do çohen në SPAK. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën.

Kompanitë e verdha inceneratori, ato jeshile kompanitë që kanë fituar punë publike. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 mln dollarë ujë i pijshëm, 6-7 mln dollarë fruta ekzotike. Janë fatura nën 3 mln lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare. Ajo çka të vënë dilemë të të gjithë gjërave, është se përveçse nuk kryhet, kompanitë marrin dhe rimbursimin e TVSH-së.

Kryemadhi: Kompanitë e incineratorëve me blerje fiktive,

Kryemadhi: Kompanitë e incineratorëve me blerje fiktive,

Kryemadhi: Kompanitë e incineratorëve me blerje fiktive,