Poliçan/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, vihet në pranga 62-vjeçari

Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sekuestrohen një armë gjahu dhe municion luftarak.

I arrestauri është 62 vjeçari me inicialet  H. D., banues në fshatin Paraspuar, Poliçan.

Ai akuzohet  për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municioneve".

"Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu pa leje, një sasi fishekësh dhe 2 ndezës granate", njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.