Tirana “zgjohet” me sherr, konflikt me sende të forta mes disa personave, 2 të plagosur

Një konflikt me mjete të forta ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku janë përfshirë disa persona në Tiranë.

Si pasojë e konfliktit janë plagosur 2 persona të cilët kanë përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 03.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Frederik Shiroka", janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.