Mediu në Asamblenë e Parlamentare të OSBE-së: Prej kohësh Rusia ka penetruar ushtarakisht në Ballkan
Gjatë takimit të Asamblesë parlamentare të OSBE në Brimingham të Anglisë Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, propozoi një amendament në Rezolutën për Ukrainën.
Ky amendament u mbështet nga Senatori Amerikan Roger Wicker dhe Kingresmeni Joe Wilson, dhe u miratua nga Asmableja
Ndërkohë, OSCE PA deklaron përgjegjës të gjithë aktorët qeveritar dhe jo qeveritar të cilët shkelin sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë.
Gjatë fjalës në Komitetin e Politikave dhe Sigurisë gjatë fjalës së tij, Mediu theksoi se mijëra ukrainas burra dhe gra kanë humbur jetën dhe po luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre.
Mediu: Mijëra Ukrainas burra dhe gra kanë humbur jetën dhe po luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni Rus, por njëkohësisht ata po mbrojnë Evropën dhe vlerat e saj. Evropa me pushtimin Rus të Ukrainës i është kthyer kohëve të saj më të këqija.
Qëllimi i Putinit është jo thjeshtë Ukraina, por Evropa, prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qenë një kërcënim i madh për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit.
Po ashtu Mediu theksoj se është e rëndësishme të mbahen përgjegjës të gjitha vendet, veçanërisht Kina që shkel sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.
