FOTO-U hapën sot për qarkullim, ja si duken rruga e re Kardhiq-Delvinë dhe Tuneli i Skërficës

U hap sot për qarkullim rruga më e re në Shqipëri, Kardhiq-Delvinë dhe tuneli i Skërficës, duke shënuar realizimin e një prej rrugëve më strategjike për zhvillimin e turizmit në bregdetin e Jugut, e cila shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës, duke rritur sigurinë rrugore, si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare
Vepra e shumëpritur prej banorëve të zonës dhe jo vetëm, si dhe e premtuar për dekada me radhë, është e hapur, për të lehtësuar ndjeshëm komunikimin e automjeteve, sidomos tashmë që sezoni veror, ka shtuar dukshëm fluksin e tyre.
Përfundimi i rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 33 kilometra u shndërrua sot në një festë të vërtetë për banorët nga të dy anët e rrugës, ku u zhvilluan një sërë aktivitetesh promovuese, siç ishin panairet me produkte kulinarie të zonave perreth, Festivali i Riteve, ekspozita me foto nga vendet më të bukura turistike, etj.
FOTO nga LSA















