Aksidentohet makina në Kapshticë, humb jetën drejtuesi, plagoset pasagjeri

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e vona të pasdites në Kapshticë.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Bilisht-Kapshticë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 31-vjeçar Arjan Shtika dhe është plagosur pasagjeri që udhëtonte në mjet.

"Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip "Hyundai", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën"njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

Aksidentohet makina në Kapshticë, humb jetën drejtuesi, plagoset

Aksidentohet makina në Kapshticë, humb jetën drejtuesi, plagoset

Aksidentohet makina në Kapshticë, humb jetën drejtuesi, plagoset