U raportua si ngjarje aksidentale, zbardhet vdekja e 60-vjeçarit në Dibër, 1 në pranga, 3 precedohen penalisht

Është zbardhur ngjarja e 26 qershorit që ndodhi në Dibër, ku humbi jetën në spital Nuri Basha, 60-vjeç.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë autori i dyshuar O. T., 53 vjeç, ndërkohë janë proceduar penalisht tre shtetas të tjerë.

Autoritet nisën hetimet për vdekjen e Bashës, pasi dyshuan se ngjarja të ishte aksidentale ashtu siç ishte raportuar.

Shtetasi O. T. dhe 3 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26.06.2022, deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi N. B., 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

"Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen."- njofton policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi O. T. ka shtyrë shtetasin N. B., i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28.06.2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.