E rëndë! Aksidenti tragjik i merr jetën 18-vjeçares shqiptare në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Castelmassa Itali, ku një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik.

Sipas mediave italiane, bëjnë me dije se shqiptarja Bianca Papushallaj, 18-vjeçe vdiq si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një pemë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme 30 qersho, Torretta di Legnago, në zonën e Veronese,  ku Papushallaj humbi jetën në vend, ndërsa mikesha e saj është plagosur rëndë.

Sipas informacioneve fillestare, dy të rejat ishin nisur drejt Legnago-s, në një zonë fshati, kur mjeti rreth orës 21, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Bianca vdiq menjëherë, ndërsa shoqja e saj, me inicialet M.C, ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin e Veronës.

Bianca ishte nxënëse e shkollës së mesme artistike Munari në Castelmassa. Ajo së fundmi kishte filluar të punonte në fshat si barmene në “Nero Café” në Castelmassa, një vend shumë i njohur nga të rinjtë. Familja e saj me origjinë shqiptare është e njohur dhe e respektuar në vend. Ajo la babanë e saj Rudin, i njohur si futbollist i ekipit të futbollit Amatori Castelmassa, nënën e saj Eva dhe vëllain e saj Joi.