Kovaçevski: Çështjet historike nuk janë pjesë e propozimit të ri francez
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, inofrmoi edhe përmes një dalje për mediat se qeveria maqedonase ka pranuar propozimin e modifikuar francez për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë.
"Pason një proces i gjerë konsultimi. Ne kemi një plan dhe strategji që jep rezultate. U bëj thirrje të gjithëve që të përmbahemi nga spekulimet dhe të mbështetemi në informacionet zyrtare. Pason një proces transparent që bashkërisht të marrim një vendim në përputhje me interesat strategjike të qytetarëve të Maqedonisë", tha kryeministri maqedonas.
Vesi i keq që kërcënon ata që punojnë me orë të gjata
30 Qershor, 22:47
“Qëndrimi ynë ishte që çështjet historike të mos jenë pjesë e kornizës së negociatave dhe kjo është në këtë propozim. Nga nesër, ministri i Jashtëm do të ketë konsultime të hollësishme për draft dokumentet dhe mediat”, tha Kovaçevski.
Propozimi do të shqyrtohet në Kuvendin e Maqedonisë, shtoi Kovaçevski.
Kovaçevski në konferencën për shtyp nuk u përgjigj në shumicën e pyetjeve të gazetarëve, kështu që i pyetur nëse qeveria maqedonase do të dorëzohet para disa kërkesave të Bullgarisë për marrëveshje, ai tha se propozimi është dhënë nga presidenca franceze, por është mirëpritur nga Gjermania dhe nga vendet e tjera, dhe të gjitha detajet do të prezantohen nesër.
“Dua të ritheksoj dhe të siguroj qytetarët se kemi një plan dhe strategji që padyshim jep rezultate. Prandaj, u bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe mediave që të përmbahen nga spekulimet dhe të mbështeten në informacionet zyrtare të institucioneve. Procesi do të jetë transparent dhe ne do të ndajmë me publikun detajet përkatëse pas të cilave mund të merret një vendim përfundimtar. Ashtu siç kemi premtuar, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht, sipas meritave në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij”, tha Kovaçevski.
I pyetur nëse ka mbetur kusht që fillimisht bullgarët të përfshihen në Kushtetutë, e më pas të zhvillohen negociata, Kovaçevski vetëm tha se ka pasur deklarata nga të gjithë aktorët politikë në vend se e mbështesin atë proces.

