Michelle për propozimin e Macron për Shkupin dhe Sofjen: Tani është koha për të thënë po

Menjëherë pasi presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi në Madrid se ishte i bindur se ishte arritur një marrëveshje e mirë midis Sofjes dhe Shkupit, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, përshëndeti "gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen midis Maqedonisë dhe Bullgarisë".

Ai shkroi në Twitter se zgjidhja do t'i hapte rrugën fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë me BE-në.

“E mirëpres vendimin e presidencës franceze për një marrëveshje që do të hapë rrugën për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut. Zgjidhja adreson shqetësimet e shprehura. Tani jemi më afër sesa kemi qenë ndonjëherë: tani është koha për të thënë po” ka shkruar Michelle.

Para njoftimit të Macron, qeveria maqedonase tha se kishte marrë ide nga presidenca franceze, të cilat tani duhet të konsultohen fillimisht në qeveri dhe me partnerët e koalicionit, dhe më pas me presidentin, parlamentin dhe opozitën, si dhe shoqërinë civile, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.