Qeveria e Kosovës: Nuk lejohen ID-të dhe veturat me targa nga Serbia deri më 31 tetor 2022
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim të mundësojë regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.
Po ashtu, u mor vendim edhe për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga Serbia.
Në komunikatë thuhet se regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022.
Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë dhe obligon Ministrinë e Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi.
Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.
Maqedoni e Veriut, Humbin jetën dy emigrantë pasi goditen nga treni
29 Qershor, 18:59
Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.
Gjithashtu, sipas vendimit, automjetet me targa të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror, nga data 01.08.2022. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022.
