Rusia kërcënon të mbyllë ambasadën në Sofje nëse deri nesër nuk anulohet dëbimi i diplomatëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2022, 22:46
Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i dërgoi një notë Ministrisë së Jashtme bullgare se nëse vendimi i qeverisë bullgare për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk anulohet deri në orën 12 të së premtes, Ambasada ruse në Sofje do t'u kërkojë autoriteteve në Moskë mbylljen e Ambasadës ruse në Sofje, njoftoi faqja e internetit Epicenter, duke cituar burime diplomatike.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, nëse ndodh një zhvillim i tillë, do të thotë luftë.
Mitrofanova në konferencën e sotme online shtoi se edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bullgaria dhe Rusia nuk i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe se ambasadat e dy vendeve kanë punuar.
