Reciprociteti i targave, “lajthit” Vuçiç: Qëllimi i Kosovës dëbimi i serbëve, po përgatisin sulm më 1 tetor
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me rastin e vendimit të Prishtinës për të marrë vendim mbi parimin e reciprocitetit në lidhje me ID-të dhe targat, ka deklaruar se qëllimi është të dëbojnë serbët nga veriu.
“Ata na japin afat deri më 31 shtator, që do të thotë se po planifikojnë një sulm në veri të Kosovës jo më vonë se 1 tetor. Dhe ata u mbështetën nga përfaqësuesit e Quinte, ndërsa amerikanët janë më pak arrogantë në krahasim me të tjerët”, - tha Vuçiç tha në një konferencë për shtyp.
Pas marrjes së këtyre vendimeve ai ka biseduar me përfaqësuesit e Listës Serbe, si dhe se ata i kanë thënë se nuk duan ta vuajnë më një sjellje të tillë.
Presidenti serb u shpreh se përgjigja e Serbisë do të jetë e matur, por vdekjeprurëse edhe pse tha se nuk do të ketë veprime ushtarake.
“Ne nuk do të ndërmarrim asnjë veprim ushtarak apo të ngjashëm, por kërkojmë nga ata që të mos tentojnë të vjedhin pronat e njerëzve tanë dhe të dëbojnë njerëzit tanë. Ju kërkojmë të mos e bëni këtë, kjo është kërkesa jonë më e madhe. Besoj kanë kohë të mjaftueshme deri në 30” - tha Vuçiç dhe shtoi se Serbia do të shikojë gjithmonë që të ruajë paqen.
Sipas tij, nga sot situata në Ballkanin Perëndimor, në Serbi dhe veçanërisht në Kosovë ka ndryshuar tërësisht.
"Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë dhe nuk kanë pasur mbështetjen e fuqive të mëdha. Çfarë ka ndryshuar, çfarë duan shqiptarët e Kosovës, ata tashmë janë të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania.” - tha Vuçiq.
Në konferencë ishte menduar të ishte i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe ata së bashku vendosën që më mirë të mos paraqiteshin.
