Panairi i parë i verërave të ‘Open Balkan’ do të mbahet në shtator në Beograd

Dhoma e Tregtisë së Serbisë ka ftuar prodhuesit e verërave dhe kantinat e verës nga i gjithë rajoni që të aplikojnë për pjesëmarrje në Panairin e Parë Ndërkombëtar të Verës nga Open Balkan, i cili do të mbahet në fillim të shtatorit në Beograd.

"Kemi nderin dhe kënaqësinë t'ju ftojmë në Panairin e Parë Ndërkombëtar të Verës të organizuar nga vendet partnere-themeluese të iniciativës Open Balkan - Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, i cili do të mbahet në Beograd nga 1 deri më 4 shtator 2022.” - thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike të Serbisë.

Oda shton se kjo ngjarje është një mundësi ideale për prodhuesit e verërave dhe kantinat e verës nga i gjithë rajoni që të prezantohen para audiencës më të gjerë dhe në këtë mënyrë të ofrojnë shikueshmëri edhe më të madhe në treg. 

Gjithashtu, kjo është një mundësi për të gjithë ekspozuesit që të takohen, të ndajnë përvojat e tyre dhe të rrjetëzohen me shpërndarësit e përfaqësuesit e industrive plotësuese.

Afati i fundit për aplikimet e ekspozuesve është 11 korrik 2022.