Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 29 Qershor 2022, 19:56
Një person mbeti i plagosur në orët e vona të pasdites në një aksident rrugor në Vlorë.
Rreth orës 18:00, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bishan, shtetasi A. T., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



