Temperaturat deri në 39 gradë/ Gjoni: Qarqet Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë rrezik për zjarre

Në ditët e para të korrikut temperaturat parashikohen të shkojnë deri në 39 gradë. I nxehti pritet që të shtojë rrezikun për zjarre në qarkun e Shkodrës, Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës.

Muaji korrik do të nisë me temperatura të larta.

Vala e të nxehtit do të përfshijë gjithë territorin por në disa qytete termometri do të arrijë deri në 39 gradë celcius.

Anira Gjoni: Qarku i Tirabnës që pritet të shkojë deri në 37, 38 gradë celcius, Elbasani deri në 39, qarku i Shkodrës deri në 36, 37 gradë celcius qarku i Fierit deri në 38 gradë celcius edhe qarku i Vlorës.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se në vlera të larta do të qëndrojnë temperaturat dhe përgjatë natës.

Anira Gjoni: Në zonat malore varjojnë nga 16.5 gradë deri në 24 gradë siç është qarku i Tiranës.

I nxehti rrit edhe rrezikun për zjarre.

Anira Gjoni: Disa qarqe do të jenë në nivel të lartë për rrezik për zjarret. Qarqet që ashtu siç ne e kemi cituar në buletinin e sotëm që janë më të rrezikuar lokalisht mbeten, Shkodra në jug, Tirana në Veri dhe  në qendër është qyteti i Durrësit, do ët jetë Fieri dhe Vlora  

Meteorologët parashikojnë që i gjithë muaji korrik do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta.