Aksidenti i turistëve çekë, brenda “Fuoristradës” ndodhej çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2022, 18:41
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Vukël-Timarë, ku një automjeti tip “Fuoristradë”, brenda të cilët ishin turistët Çek, ka dalë nga rruga.
Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.
Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe aktualisht ndodhet në një hotel, në Tamarë.
Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.
