Vetëplagoset me armë zjarri 50 vjeçari në Tiranë

Një 50-vjeçar në Tiranë, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.

Policia bën me dije se shtetasi Ardi Shegaj, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. 

Burime për Ora News, bëjnë me dije se në spital e ka dërguar kunati së bashku me vjehrrin e tij.

50-vjeçari i cili jetonte në shtëpinë e vjehrrit në “Don Bosko’ ishte në depresion.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.