Lirimi i Ajas Sulejmanit nga burgu, Hajdarmataj: Gjykata gaboi, familjarët të çojnë çështjen në Apel
Autori i aksidentit të dy bashkëshortëve dhe fëmijës së tyre 3 muajsh në vijat e bardha, Ajas Sulejmani nuk ka qëndruar më shumë se një muaj në qeli. Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tij duke zëvendësuar masën arrest me burg me atë të arrestit në shtëpi. Shkak është bërë një kërkesë e avokatit i cili pretendon se marrëdhëniet mes palëve janë normalizuar.
Në lidhje me këtë ish-drejtori i policisë, Arben Hajdarmataj, në një intervistë për RTV ORA, me Besmira Pelushajn, u shpreh se në rastin në fjalë kishte një shkelje të rëndë të rregullave rrugore dhe sipas tij duhej parë më me kujdes nga Gjykata.
Ai tha se familjarët duhet ta çojnë çështjen në Apel, pasi është një rast që nuk duhet të kalohet pa dënim.
Arben Hajdarmataj: Unë mendoj se pavarësisht nga klasifikimi i mënyrës së veprës penale, rasti i kësaj ngjarje një rast që duhet të vlerësoj në maksimum nga organet e drejtësisë. Kishte një shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit rrugor, që do të thotë se Gjykata duhet të jetë shumë e kujdesshme.
Unë mendoj se është bërë një gabim nga ana e Gjykatës, dhe avokatët e familjes ta vazhdojnë çështjen në apel, sepse është e patolerueshme që një rast i tillë të bëhet precedent edhe për raste të tjera. Është një rast që nuk duhet të kalohet pa dënim.
(A.K. Ora News)
