Protestë për hartën gjyqësore/ Avokatë e qytetarë kundërshtojnë propozimin në Pogradec

Harta e re gjyqësore vijon të kundërshtohet në vendin tonë nga grupet e interesit. Të mërkurën në Pogradec protestuan avokatët, qytetarët dhe noterët e kësaj bashkie. Ata thanë se harta e re gjyqësore do të shtojë kostot tek familjet pogradecare, ndaj i bënë thirrje institucioneve që të rishikojnë këtë hartë.

Avokatë e qytetarë protestuan të mërkurën në Pogradec kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

"Përshkallëzimet do të vazhdojnë duke bojkotuar tërësisht masat e sigurimit, duke hequr tërësisht listat e avokatëve, gjithashtu duke pezulluar dhe liçencat tona duke mos ofruar më asnjë lloj shërbimi apo ndihme juridike."

"Nuk jemi dakord që gjykata e rrethit Pogradec të shkrihet. Jemi të pamundur ti ndjekim seancat gjyqësore në Korçë. Ne nuk e përballojmë dotë."

Vetë qytetarët shprehën kundështitë e tyre duke thënë se mbyllja e gjykatave do të sjellë kosto të papërballueshmë për ta.

"Vetë shpenzimet janë aq të mëdha sa ne nuk i përballojmë dot."

Avokatët paralajmëruan përshkallëzim të reagimit të tyre.

"Përshkallëzimet do të vijojnë duke bojkotuar tërësisht masat e sigurimit duke tërhequr listat e avokatëve kryesisht, gjithashtu duke pezulluar dhe liçencat tona duke mos ofruar më asnjë lloj shërbimi apo ndihme juridike."

Harta e re gjyqësore në qarkun e Korçës do të pasojë me mbylljen e Gjykatës së Apelit, Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative si dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Pogradec.

Mbi 61 mijë banorë të Pogradecit sipas hartës së re pritet të marrin shërbimet gjyqësore në Tiranë mbi 85 kilometra larg nga shtëpitë e tyre.