Avokatët nisin bojkot pa afat kundër hartës së re gjyqësore, për 10 ditë s'do jenë as në masat e sigurisë

Avokatët në të gjithë vendin kanë vendosur të nisin bojkotin pa afat ndaj seancave gjyqësore. Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ndryshe edhe nga greva e mëparshme, mbrojtësit ligjorë do të bojkotojnë edhe masat e sigurisë të paktën për dhjetë ditë.

Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat ndaj seancave gjyqësore dhe për 10 ditë ndaj masave të sigurisë në të gjithë vendin.

Ky vendim është marrë të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Afati i bojkotit për masat nis nga dita e enjte, 30 qershor, e në ditët në vijim deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kreu i avokatisë, Maks Haxhiaj,e cilësoi të papranueshëm këtë draft ndërsa tha se vendimi është i të gjithë avokatëve dhe i pa ndikuar prej tij.

"Ditën e hënë që kaloi ishim lajmëruar se të nesërmen do shkonim në një dëgjesë në Komisionin e Ligjeve për hartën e re gjyqësore. Çuditërisht është një telefonatë nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve e cila më lajmëroi se mbledhja ishte shtyrë për këtë të hënë."

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë, ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshme në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë.

Propozimi për hartën e re gjyqësore do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Avokatët nisin bojkot pa afat kundër hartës së reAvokatët nisin bojkot pa afat kundër hartës së re

Dhomat e Avokatisë njoftojnë bojkotin

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër ka vendosur vijimin e bojkotit total për seancat gjyqësore në të katër gjykatat e Qarkut Gjirokastër.

Para pak minutash Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e mbledhur në Xibrakë, vendosi unanimisht bojkotim total pa afat të të gjitha seancave gjyqësore si kundërshtim ndaj hartës së re.

Risia qëndron te masat e sigurimit, të cilat do te bojkotohen prej ditës së sotme në dhjetë ditët vijuese deri në një vendim të dytë.

Bojkoti i avokatëve ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë në Gjirokastër prej 3 javësh.

Edhe Dhoma e Avokatisë Durrës, Shkodër dhe Lushnje kanë njoftuar nisjen për 10 ditë rresht bojkotin e seancave gjyqësore dhe masave të sigurisë.

Avokatët nisin bojkot pa afat kundër hartës së re