Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Zbulon edhe bisedën me Biden

Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në samitin e NATO-s që që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe ndërsa vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën.

Në një postim në twitter, Rama thotë se gjatë fjalës së tij vlerësoi edhe marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh.

Rama ka folur edhe rreth bisedës që ka pasur me presidentin Joe Biden.

"Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA".